
ⓘ Si një platformë e pavarur, ne mbrojmë të drejtën e çdo konsumatori për të ndarë mendimin e tij. Ne nuk verifikojmë çdo pretendim specifik, pasi përvojat janë thellësisht personale. Megjithatë, kur arrijmë të vërtetojmë se një transaksion ose ndërveprim i mirëfilltë ka ndodhur, ne i japim atij komenti statusin "Vlerësim i verifikuar".
Për të qenë realistë, nisur nga buja e madhe që bëhet në rrjetet sociale, ishim shumë entuziastë që kontrollin e parë pediatrik dhe ato në vijim t’i kryenim në poliklinikën ‘Natal’. Kështu edhe vepruam, mirëpo pas disa vizitave, mjedisi dhe qasja e personelit na bënë të ndihemi sikur ndodheshim në një vend që fillimisht “skanon” profilin e prindërve (vendbanimin, profesionin etj.), me një lloj prapavije financiare. Mendimi ynë si prindër është se poliklinikës i bëhet më shumë reklamë sesa punës që bëhet në të vërtetë aty. Për ne, shërbimi rezultoi i rëndomtë, si te çdo pediatër tjetër, pa asgjë të veçantë. Kjo ka qenë përshtypja pas 2-3 vizitave që realizuam aty.